Pep Guardiola po synon që në Manchester City ta marrë me vete edhe shefin e transferimeve të Bayern Munichut, Michael Reschke. Bayern Munich mund t’ia shoh sherrin trajnerit aktual, Pep Guardiolas.
Ky i fundi po synon që në Manchester City ta marrë me vete drejtorin teknik të bavarezëve, Michael Reschke , raporton Bild.
Reschke ka për detyrë të identifikoj transferimet e reja për gjigantin nga Bundesliga. Ai ka ndërtuar një marrëdhënie të fortë me strategun spanjoll.
Reschke, i cili ka punuar mbi 35 vjet në Bayer Leverkusen në role të ndryshme, është punësuar në Bayern Munich në vitin 2014, citohet “Express”.