Ditën e hënë një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, i kryesuar nga Ndihmës Ministri i Jashtëm i Kinës dhe Sekretar i Përgjithshëm i Nismës së Bashkëpunimit Kinë( +16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore), Liu Haixing po bisedn me palen shqiptare. Ai dhe është pritur nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Zv/ministri i Jashtëm Selim Belortaja, i cili ka pritur delegacionin kinez në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, shkruan në një postim në rrjetin social “Facebook” se me kinezet zhvillohen takimet e konsultimeve diplomatike, ekonomike dhe tregtare.
“ Të hënë zhvillojmë konsultime diplomatike mes dy vendeve, ku do të shqyrtojmë ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe në sferat politike, ekonomike e tregtare, kulturore, etj. si dhe atë në kuadër shumëpalësh”, shkruan në Facebook Selim Belortaja. Ky i fundit ndër të tjera thekson se vend të veçantë do të zërë shqyrtimi i platformës 16+1 me mundësitë dhe instrumentet që ofrohen.