Autoritetet policore në Britaninë e Madhe kanë arrestuar 6 shqiptarë, pas zbulimit të një ferme kanabisi të përmasave të mëdha ditën e hënën.
Mediat britanike raportojnë se zbulimi u bë gjatë një aksioni të policisë ditën e hënë, në një godinë të braktisur në Fieldhouse Walk, MoortoWn, Leeds, brenda së cilës u zbuluan bimë narkotike me vlerë 448,050 paund.
Të arrestuarit janë shtetasit Alitor Deda, 30-vjeç, Erijon Gjoka, 21-vjeç, Edison Markeci, 21-vjeç, Agostin Marku, 36-vjeç, Ali Qerfozi, 41-vjeç, dhe Andi Teta, 32-vjeç.
Ditën e sotme 6 shqiptarët dolën para gjykatës së Leeds, ku iu dha masa e paraburgimit për prodhim kanabisi dhe do të qëndrojnë pas hekurave deri në seancën e radhës në 5 janar./m.j