Kjo është beteja më e ashpër për pushtet që është zhvilluar gjatë tranzicionit, ndërkohë që Shqipëria e ndodhur në një gjendje të mjerueshme ekonomike, i kishte sytë tek Partia Demokratike, prej nga priste rrugën e zhvillimit dhe demokracisë.
Drejtuesi i lëvizjes studentore Azem Hajdari, u akuzua si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, dhe jo vetëm ai.
Salla e konferencës që mbështeste në shumicë Berishën, refuzoi ta dëgjonte Hajdarin dhe të tjerët, mocionistët.
Ju lutem shumë dëgjoni! Se po thuhet, se e ka marrë Sigurimi, Partinë Demokratike, dhe unë nuk e di kujt do t’ia merrni Partinë Demokratike.
Azem Hajdari: Po na i thoni, të Sigurimit kush janë?
Zë nga salla: Ti je i Sigurimit!
Azem Hajdari: Do të vërtetohet kjo. Asnjëri në këtë sallë nuk mund të thotë, se Azem Hajdari ka spiunu këtë, apo atë njeri.
Është pak a shumë e njëjta gjë që po ndodh me Lulzim Bashën sot.
Këtë të fundit nuk e akuzojnë si njeri të Sigurimit, por si të Sorosit.
Dëshpëruese në fakt, po ta mendosh se gjëndja në atë parti, ka mbetur e njëjtë si 30 vite më parë.
/f.s