Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin e PD, Asllan Dogjani.
Vendimi erdhi me pretendimin se Dogjani hodhi tymuese në Kuvend, gjatë seancës.
Edhe këtë të enjte, seanca plenare u mbyll në 8 minuta, ku vetëm me 74 votat e socialistëve u miratua buxheti i vitit 2024 dhe paketa fiskale.
Kujtojmë që një ditë më parë, me kërkesë të Komisionit të Etikës u përjashtuan me 10 ditë edhe 6 deputetë të opozitës.
Mes të përjashtuarve ishin Sali Berisha, Flamur Noka, Elda Hoti, Gazment Bardhi, Edi Paloka dhe Albana Vokshi.
/a.r