Kryeministri Edi Rama tha se kjo drejtësi nuk është perfekte dhe se ka problemet e saj, por thekson se për një gjë që është i sigurt është fakti që ky pushtet është krejtësisht i pavarur.
I ftuar në A2 CNN në Debat nga Alba Alishani, Rama tha se kjo qeveri nuk po ndikon në drejtësinë e re, ndryshe nga sa pretendon opozita.
“Nuk është e përkthyer dhe ka gabimet e saj, se pot ë ishte e përkthyer nuk do ishte një strukturë e re e drejtësisë, por një prodhim magjik i universit, ama që kjo strukturë e re e drejtësisë po bën gjëra që deri para pak vitesh shqiptares jo vetëm që nuk i kanë pritur, por as nuk e imagjinonin.
Një strukturë drejtësie që nuk varet nga pushtetit, rezultat i këtij të vazhduarit drejt, pa parë majtas e djathtas është që njerëz të lidhur me pushtetin shkojnë prapa hekurave, kur janë për të shkuar prapa hekurave”, tha Rama.
/a.d