Në një kohë kur kaosi dhe tensioni ka karakterizuar seancën plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka treguar se çfarë po arrin opozita me aksionin e arritur deri më tani. I ftuar në A2 CNN, Boçi ka paralajmëruar edhe akte më të forta se ato që janë parë deri më tani.
“Kemi arritur pjesën e fazës së parë, kemi përcjellë bashkimin e grupit parlamentar të PD, gatishmërinë e deputetëve të PD për të qenë pjesë e aksionit politik kulmor dhe për të ndërmarrë veprime të tjera më domethënëse në raport me protestën e tyre, me qëllim që edhe bllokimi të marrë një pamje tjetër, edhe në mënyrë psikologjike, duket sikur publiku ngopet me aktet e njëjta dhe duan akte më të forta dhe këto akte do jenë edhe baza mbi të cilën do të ndërtohet reagimi qytetar”, tha ai.
Sot janë përjashtuar 6 deputetë demokratë, mes tyre Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Për Boçin, kjo është një tregues se si kjo mazhorancë synon që të eliminojë opozitën nga skena politike.
“Përjashtimet janë përjashtuar në një ritual goditës dhe një përpjekje për ta eliminuar nga skena politike”, u shpreh Boçi.
Kujtojmë se ditën e sotme, Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë nga punimet e Kuvendit 6 deputetët e Partisë Demokratike për kaosin në seancën e së hënës. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti dhe Edi Paloka do të mungojnë në seancën e nesërme dhe të enjten e javës se ardhshme.
/a.d
Ase mortja sju zdhuke ju me komandant komunistin,ndoshta me i vjetri ne ballkanin perendimore qe eshte monstra e vicidolit.Nuke hane mortja mute,ase ne grupin tuaj,e ase ne ato te monsterse se cepanit e atije k/hadutit.Ju munde tju zhduke vetem Drejtesia,duke ju marre parate e pronat qe ju keni vjedhe shqiptarve.Pase kesaje te perfundoni ne burge,vetem keshtu do arrihej zhdukja juaj,o plehra te ndyre.