Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka propozuar në takimin e sotëm në Këshillin e Ministrave emrin për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës.
Mësohet se emri i propozuar nga ministri Manja është ai i Klevis Qoses.
“Me propozim të Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e pasdites ka emëruar z. Klevis Qose, Drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës”, thuhet në njoftimin zyrtar./m.j