Liridona Ademaj Murseli u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë, një krim i cili dyshohet se është porositur nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Para se të humbte jetën, Liridona darkoi me bashkëshortin dhe dy fëmijët në një restorant në periferit të kryeqytetit të Kosovës.
Pas ngjarjes që ka tronditur opinionin publik, ka folur edhe menaxheri i restorantit ku Liridona dhe Naim Murseli darkuan.
Ai tha për mediat se viktima dhe bashkëshorti ishin shumë të lumtur dhe të qetë, ndërsa gëzonin me njëri-tjetrin si fëmijë.
“Jam menaxheri… në rastin e vajzës ka ardhur policia. Ishin klientë, ishin shumë të lumtur, të qetë… ishin si fëmijë. Policia mori videon… Ne nuk mundet t’ju japim gjë”, theksoi menaxheri./m.j