Një 38-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Shqipëri, është arrestuar në Greqi.
Arrestimi i tij erdhi pas një kontrolli të rastësishëm nga policia e Selinarit të Neapolis Lasithit. Pas kontrollit rezultoi se ndaj shqiptarit kishte një urdhër arresti ndërkombëtar pasi akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë.
Shqiptari është pikasur mbrëmjen e së shtunës teksa drejtonte makinën e tij dhe është arrestuar, pasi është konstatuar se nuk kishte patentë.
Sipas urdhër-arrestit, tetorin e kaluar ai u dënua me 20 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë.
Kështu, 38-vjeçari identiti i të cilit nuk bëhet me dije nga policia greke, u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Kretës, e cila po nis procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
/a.r