Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të “Artistit të Merituar”, Mirush Kabashi.
“I hidhëruar nga lajmi i përcjellë nga familja Kabashi për largimin nga jeta i një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë, Mirushit. Një ikonë që me pasion, talent dhe dashuri për artin dhuroi emocione përmes qindra roleve në teatër dhe në kinematografinë shqiptare”, shprehet Basha në një postim në rrjetet sociale.
Basha thekson se virtuozizmi i tij do të mbetet i paharruar, si një trashëgimi artistike e lënë ndër breza.
“Ngushëllimet e mia më të ndjera. Lutjet e mendimet e mia janë me familjen Kabashi, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e shumtë të mjeshtrit të madh. U prehtë në paqe!”, shprehet Basha në mesazhin e tij të ngushëllimit.
/a.r