Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme të ftohta Kontinentale duke sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.
E Martë, 05 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore në Verilindje, vranësira dhe reshje shiu të pakta pasdite në Jug dhe jugperëndim. Era do të fryjë me drejtim veri (SE me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/10°C
– Zonat e ulëta 8/17°C
– Zonat bregdetare 12/17°C
Kosovë
Kosova për dt. 05 Dhjetor 2023 do të ketë vranësira të dendura. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – 3°C në mëngjes deri në 5°C – 8°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë, 06 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intesiet mesatar në Jug të vendit, reshje bore përgjatë lindjes. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 5/8°C
– Zonat e ulëta 10/15°C
– Zonat bregdetare 12/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari