Kryeministri Edi Rama, ka qenë i pranishëm në qytetin e Shkodrës ditën e sotme, për të parë punimet që janë bërë në këtë Bashki, e cila për herë të parë drejtohet nga socialistët.
Gjatë shëtitjes së tij përgjatë qytetit, kreu i qeverisë ka shkëmbyer batuta me qytetarët e pranishëm, ku nuk kanë munguar “thumbat” mes tyre.
Një nga qytetarët i drejtohet kryebashkiakut Benet Beci duke i thënë: “O Benet thuji mor kryeministrit, t’i qisim nga një kafe”.
Nuk ka munguar as përgjigja e kryeministrit Rama i cili i thotë: “Keni shumë kafe me më qit, por nuk kam kohë tani”.