Një hotel në zonën e Vranishtit të Devollit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se hoteli ka marrë flakë në pjesën e çatisë dhe siç duket nga pamjet, njëri kat i ndërtesës është shkrumbuar totalisht.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët janë shuar dhe raportohen vetëm dëme materiale. Dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga rrjeti elektrik.
“Më datë 04.12.2023, rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në katin e tretë të një hoteli.
Lëndime në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale”- thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve por paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjeti elektrik i ngrohjes.
NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE
Më datë 04.12.2023, rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në katin e tretë të një hoteli. Lëndime në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit./m.j