Pranvera e sivjetme po sjell sërish në trend ngjyrat tradicionale. Përveç ngjyrave po vijnë edhe disa aksesorë për muajt e nxehtë. Që nga bluzat e inspiruara nga vitet ’50 e deri tek pantallonat, sivjet po ka ndryshime të vogla në gardërobën e meshkujve. Stilisti Johnny Mannah ka veçuar disa trendë për sezonin e nxehtë.
Xhaketat e ashtuquajtura “bomber” po zënë vendin e parë në listën e tij. Johnny ka këshilluar që të inspiroheni nga pasarelat e viteve ‘50 dhe të përdorni ngjyra të errëta nëse dëshironi të vishni trendin “bomber”. Ai tha se këto xhaketa janë të rehatshme dhe të përshtatshme për stinën e pranverës.
Në vendin e dytë të listës së Johnnyt qëndrojnë pantallonat e ngjitura. Edhe disenjatorët kanë pohuar se ky është një trend i madh këtë vit. Pantallonat e stilit të mekanikëve me ngjyrë të zezë apo materiale teksas Johnny tha se janë ndër më të kërkuarit. Përveç këtyre ai tha se edhe ngjyra e gjelbër po përdoret shumë nga disenjatorët…