Tensione në hyrje të Kuvendit, teksa sot mbahet seanca plenare. Deputetët e Rithemelimit janë përplasur me Gardën, pasi kjo e fundit nuk i ka lënë që të futen pa u kontrolluar më parë.
“Hapeni rrugën” dëgjohet teksa flet Noka me gardistët, ndërkohë një prej përfaqësuesve të Gardës tha se deputeti kishte flakadanë në xhep.
Sakaq në videon e publikuar nga ish-kryeministri Berisha në një lidhje live në FB, dëgjohet Bardhi që flet me tone të forta thotë; mos e prek me dorë!, ndërsa e ka fjalën për Nokën.
/a.r