Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, pasi 42-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në burgun e Trikallës.
Sipas mediave në shtetin fqinj, personi dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale, teksa raportohet se i dënuari shqiptar është gjetur pa ndjenja në qeli. Ai është transportuar për në spital, ku më pas është konfirmuar edhe vdekja e tij.
Ndërkohë është urdhëruar kryerja e autopsisë, e cila do të zbardhë edhe shkakun e vërtetë të vdekjes së të dënuarit shqiptar.
Janë të shumtë shqiptarët që kanë ndërruar jetë në burgjet greke, e po ashtu ata që janë keqtrajtuar dhe dhunuar nga policia e vendit fqinj.
/a.r