Ambasada e SHBA-ve në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale bën të ditur se 2023 shënoi një vit rekord për vizat amerikane.
“Vit rekord për vizat amerikane! Gjatë vitit fiskal 2023, ekipi ynë konsullor përpunoi një numër rekord vizash joemigruese për shqiptarët, duke miratuar më shumë se 25,000 viza, çka shënon një rritje të jashtëzakonshme prej 77 për qind krahasuar me një vit më parë”, shkruan ambasada.
Përmes një mesazhi Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore, dhe Michael Heise, oficer konsullor në Ambasadën e SHBA në Tiranë, ndanë më shumë detaje.
“Gjatë vitit fiskal 2023, ekipi konsullor përpunoi një numër rekord vizash joemigruese për shqiptarët, duke miratuar më shumë se 25,000 viza, çka shënon një rritje të jashtëzakonshme prej 77 %, krahasuar me një vit më pare”, u shpreh Oficeri konsullor..
“Ekipi ynë po bën punë të jashtëzakoshnshme për shqiptarët që do të duan të vizitojn[ SHBA”, tha ai.