Grupi B i Euro 2024 përbëhet nga Shqipëria, Spanja, Italia dhe Kroacia. Medist ndërkombëtare i kanë bërë jehonë shortit, pas përfundimit të ceremonisë.
“Hamburgu nuk i sjell fat Italisë”, shkruan sportmediaset.it, në Itali.
“Gazzetta dello Sport” e cilëson grupin si mjaft të vështirë: “Grup i vështirë për ekipin e Luciano Spalleti”
Në Spanjë grupi B cilësohet si grupi i vdekje. “AS” shkruan: “Grupi i vdekjes”.
“Marca”: “Spanja njeh rrugëtimin e tmerrshëm në Evropian. Shorti tregoi tre hapat e parë, shumë të vështirë, të Spanjës”./m.j