Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me arrestimin e Ismail Zenelit në Spanjë. Sipas policisë Zeneli u arrestua në Madrid në kuadër të operacionit “Madridi”, për t’u ekstraduar në Shqipëri.
49-vjeçari rezulton i akuzuar nga GjKKO-ja, për vepra penale kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të grupit kriminal.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në nëntor të vitit 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e shtetasit I. Z. alias L. S., në vendin tonë./m.j