Qeveria do të miratojë një projektligj për miratimin e statusit special për shkollat artistike. Ministrja e Arsimit ogerta manastirliu në inspektimin e Shkollës “Onufri” në Elbasan theksoi mbështetjen për sistemin profesional.
“Fokusi i qeverisë dhe MAS është mbështetja e shkollave me drejtime profesionale, me drejtim artistik dhe sportiv. Hapi i radhës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është puna për t’i dhënë shkollave artistike një status special, që do të bëjë të mundur që shkollat artistike të kenë edhe një autonomi financiare për të organizuar punën e tyre, për të mos munguar mjetet didaktike dhe për të garantuar gjithashtu që edhe nga pikëpamja infrastrukturore, edhe nga pikëpamja e burimeve njerëzore, të kemi përmirësime në vazhdim”, tha Manastirliu.
Viti 2024 do të shënojë përfundimin e punimeve në 30 shkolla.
“Me buxhetin e vitit 2024, ne do të garantojmë që në gjithë vendin të përfundojnë 30 objekte shkollore. Me buxhetin e ri 1.2 miliard lekë do të shkojnë për rikonstruksionin apo rindërtimin e shkollave”, u shpreh ministrja.
“Ka fusha të tëra që janë prekur në arsim dhe jam e bindur që do të vijojnë në përputhje me atë çka presin qytetarët”, theksoi Gjiknuri.
Shkolla e Mesme Artistike “Onufri” do të ketë një shtesë 4 kate, klasa dhe laboratorë të dedikuar për çdo profil artistik dhe sallë koncertesh që do t’i shërbejnë 340 nxënësve.
/f.s