Duket se familja ishte gjithçka për të, madje këtë gjë e tregonte edhe në rrjetet sociale. 33-vjeçarja Liridona Ademaj– Murseli, dashurinë për bashkëshortin e ka shfaqur edhe në rrjetet sociale, pa ditur se nga ai do të merrte edhe fundit.
Në profilin e saj në Instagram, Liridona shkruante se ‘Burri im është gjithçka e imja’, duke e shoqëruar me dy zemra dhe me shkronjën N, për bashkëshortin e saj Naimin, i riu që thuhet se ka paguar për të 15 mijë euro te një vrasës me pagesë dhe pjesën tjetër do ta jepte kur të kryhej ‘puna’.
30-vjeçarja Liridona Ademaj- Murseli u privua nga jeta teksa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën, 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Pas vrasjes së rëndë ku mbeti e vdekur Liridona Ademaj-Murseli, janë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit, ndër ta edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili ka pranuar se ka paguar për vrasjen e Liridonës.
/f.s