Një operacion i Policisë spanolle ka rezultuar në sekuestrimin e më shumë se 3 tonëve kokainë dhe arrestimin e 11 anëtarëve të dyshuar të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, i përbërë nga shqiptarë, kolumbianë dhe spanjollë në Xirivella.
Disa nga trafikantët u përpoqën të arratiseshin në momentin e sekuestrimit të drogës, por agjentët e antidrogës i penguan me një kordon policie.
Operacioni antidrogë u zhvillua rreth orës 13:45 të së enjtes pasi hetuesit po ndiqnin një kamion që transportonte një kontenier me kokainë të kamufluar si sheqer.
Pasi kanë rrethuar automjetin dhe kanë vëzhguar të dyshuarit, një grup agjentësh antidrogë kanë arrestuar trafikantët pikërisht teksa po përgatiteshin të nxirrnin sasinë e kokainës nga struktura metalike e kontejnerit.
“Policia veproi shumë shpejt. Pesë ose gjashtë oficerë të veshur me jelek antiplumb hynë dhe u hodhën mbi dy nga burrat që ishin në tarracë. Një tjetër që ishte në tavolinë u ngjit me vrap shkallët për në katin e dytë, por pak pasi e zbritën me duar në pranga”, tha një dëshmitar okular për mediat spanjolle.
Ngarkesa e drogës mbërriti në portin e Valencias në dy kontejnerë nga Guayaquil i Ekuadorit./m.j