Nga Mero Baze
Sali Berisha do të mbledhë të shtunën, Kuvendin e partisë së tij, e cila mbetet ende një grup pretendues për të marrë logon dhe vulën e Partisë Demokratike, por nuk është një parti e regjistruar.
Arsyeja pse partia e Berishës nuk është një parti e regjistruar, është vet Sali Berisha.
Në procesin e ndarjes së tij me Partinë Demokratike drejtuar nga Lulzim Basha, Sali Berisha ka qenë i qartë qysh në fillim se donte të krijonte një problem me legjitimitetin e tij në krye të PD, dhe jo të merrte Partinë Demokratike.
Për Sali Berishën marrja e PD nuk ka qenë objektiv, por ka qenë përpjekje për të krijuar një proces ilegjitim.
Nëse Berisha donte të merrte Partinë Demokratike, ai mund ta merrte atë lehtësisht më 18 dhjetor të vitit 2021, në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha. Shkonte aty bashkë me njerëzit e tij duke mos bërë Kuvend paralel në stadium dhe e merrte partinë.
Nuk e bëri atë se në fakt atij nuk i duhet thjesht marrja e PD. Ajo nuk i vlen për asgjë. Logoja e PD dhe vula e saj nuk janë kurrfarë mbrojtje për Sali Berishën dhe familjen e tij. Nëse ai do të kishte atë objektiv do ta arrinte, por problemi është se çfarë do të ndodhte më pas.
Më pas ai nuk do të ishte më viktimë dhe nuk do të kishte mundësi të vazhdonte politikën si i viktimizuar nga fabulat që krijon vetë, duke përfshirë Sorosin, SHBA, Britaninë e Madhe, McGonigal etj.
Sali Berishës i duhet ilegjitimiteti i partisë së tij, si një mënyrë për të justifikuar dhe frymëzuar përpjekjen e tij për revoltë dhe për të tërhequr në betejën e tij dhe aleatë të tjerë.
Nëse Sali Berisha do të merrte logon e PD më 18 dhjetor 2021, sipas gjithë rregullave të lojës, natyrisht duke e ndarë PD në dy pjesë, ai nuk kishte më të sigurtë pas kësaj vazhdimin e operacionit të tij kundër SHBA dhe aleatëve perëndimorë, me një logo të PD.
Demokratët, edhe ai i fundit, do ta braktisnin, por mbi të gjitha aleati i tij kryesor Ilir Meta, mund të ndahej prej tij duke parë mundësitë e tij të reja për koalicion.
Dhe prova më e mirë e kësaj ishin zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit 2022, kur Berisha e konkretizoi lëvizjen e tij duke u futur në guaskën e partisë së ilir Metës me arsyetimin se nuk kemi logo dhe vulë.
Ndërkohë që koha rridhte dhe ai mund ta zgjidhte këtë ngërç, nuk e zgjidhi përsëri me vetëdije dhe hyri në zgjedhjet e vitit 2023, përsëri nën logon e Ilir Metës.
Ai nuk mërzitet pse kjo gjë i shkakton humbje të thellë. Ai është i qetë se kështu e ka me vete dhe ilir Metën, i cili pasuron biografinë formale të partisë së tij me votat e Sali Berishës.
Ajo që po bën më 2 dhjetor është vazhdimi i kësaj historie. Ai po bën sikur po votëbesohet në një parti, që s’ka emër, s’ka logo, s’ka vulë. Po votëbesohet si i pari i fisit, për t’i dhënë të drejtën vetes t’i lërë ata idiotë që i shkojnë pas pa parti, por si mall për tregti me Ilir Metën.
Në këtë pikëpamje, t’u kërkosh deputetëve që kanë ikur nga Lulzim Basha të shkojnë në një parti që nuk dihet e kujt është, apo akoma më keq, t’i ftosh krushq në një dasmë ku Sali Berisha vishet dhëndër pa pasur nuse, është qesharake, edhe pse Floriana duket e lumtur për këtë.
Është më e lehtë t’u thuash atyre deputetëve, ejani bëjmë një parti të re, tërësisht të re për nga struktura dhe rregullat e lojës, duke futur brenda dhe Ilir Metën apo të tjerë, se sa t’i tallësh duke u thënë ejani tani nusëroni para Sali Berishës se do ribëhet dhëndër pa nuse.
Aktualisht Sali Berisha ka një parti me pak deputetë, me ata që kemi parë t’i shkojnë pas që nga 8 janari, me ndonjë shtesë handikapësh rrugës. Të tjerët nuk janë deputetë të partisë së tij, por deputetë pa parti të opozitës, apo njësoj si ai, pretendues të PD.
Ai po përpiqet që votëbesimin e tij ta përdorë si shantazh ndaj tyre, për t’u treguar se kush i prish dasmën, nuk ka më të ardhme me të, por në fakt problemi që ka opozita është se nuk ka të ardhme me Berishën.
Ndaj dhe dasma e tij false, është harxhim i tepëruar në këto ditë, që i duhen dhe lekë për avokatë.
Rrëfejnë se dikur, një burë zhguall nga Vuqidoli, donte të martohej.
Mblidhet e gjithë pleqësia e fisit për të ndarë detyrat.
Njerit i caktojnë sigurimin e mishit, tjetrit rakinë, tjetrit miellin e me rradhë, dikujt të bënte listën e të ftuarve, kush do të shkonte kryekarvanar me kuaj e mushka për të marrë nusen, e keshtu deri në detaje.
Ngrihet më budallai i fisit, dhe kerkon fjalën, por ja mbyllnin gojën me ofentime dhe mbasi kerkoi nja dhjetë herë, më në fund, i thanë me inat e tërsëllëmë hë more edhe ti, fol çke për të thënë.
Dhe budallai, duke i u marrë goja, pyeti me ndrojtje, MORE MIQ, PO NUSEN, A E KENI GJETUR DHE NË SE PO, NA THONI KUSH ËSHTË NUSJA ?
Të gjithë mbetën të shtangur, mbasi nuk kishte nuse, dhe si të dhjerë, u ngritën me bisht ndër shalë, e u larguan në shtëpitë e tyre, mbas nja pesë orë diskutime, duke pirë e ngrënë e duke pjerdhur ndaç nga goja e ndaç nga bytha, taman ashtu siç pjerdhin e hanë mut Vuqidolasit…
Ore miq të nderuar të PiDhisë, a e dini që ky miting (dhe ju mitingashë) apo kongres ( dhe ju kongresmenë), do t’ju shkojë kot sepse, mbas dy ditësh nga ky takim, do të arrestohet Sali Shiqere Berisha ?
Prandaj shtrengoni bythën e ruani kokën….