Këngëtarja Merita Haxhia, e njohur me emrin Gugu, thotë se do mashkulli politikan me të cilin ajo do të shkonte, do të ishte Edi Rama…por kjo vetëm nëse kryeministri do të ishte i djathtë.
Gugu nuk e fsheh se i pëlqejnë femrat, pavarësisht se tashmë është e lidhur me ish-të dashurin e Xhesika Ndojit, Lavdërim Beadini. E ftuar në emisionin “Oktapod”, Gugu thotë se ka qenë pikërisht historia e të dashurit, ajo që ka ndezur “armiqësinë” me Xhesikën, edhe pse secila bën sikur nuk e njeh tjetrën.
Këngëtarja nuk e fsheh biseksualitetin, duke thënë se ka patur disa të dashura femra. Por Gugu ka shkuar edhe më tej në intervistën e saj, duke thënë se i ka propozuar të dashurit edhe mardhënie “treshe”, pra bashkë me një vajzë tjetër. Por sipas saj, i dashuri nuk ka pranuar.