“Berisha nuk e di as vetë ca presupozon me këtë mosbindjen civile. Është lënë në rrjedhje të lirë”, kështu u shpreh në studion e Tirana Live, ish kandidati për kreun e PD, Ibsen Elezi.
Ndërsa komentoi thirrjet e ish kryeministrit për mosbindje civile, Elezi tha se Berisha nuk po arrin të mbledhë dot strukturat e tij e jo më mbështetësit në shesh.
“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe. Mosbindjen civile nuk e bën dot Berisha se nuk ka besueshmërinë. E ngre disa herë si çështje, po nuk bën asgjë. E kanë lënë Berishën në rrjedhje të lirë. Berisha e ka problemin me strukturat nuk mbledh dot strukturat dhe jo më qytetarët” -tha Elezi.
Ndër të tjera ai theksoi se edhe nisma për Federatë të opozitës nuk mund të sjellë asnjë ndryshim.
“Berisha e Basha duan ta kthejnë PD në parti kryetarësh. Këtu është gjithë përballja që është brenda opozitës. Mund ti mbledhësh bashkë por nuk sjellin dot ndryshim se bashkë kanë qenë gjithmonë.” -përfundoi Elezi.
/f,s