Ajri i ngrohtë nga Afrika po ngjitet drejt gjerësive gjeografike të Mesdheut ku presim rritje të konsiderueshme të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E Premte, 01 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi në veri dhe reshje të pakta në Jug, zona qëndrore me diell dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7-8 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/17°C
– Zonat e ulëta 12/22°C
– Zonat bregdetare 16/23°C
Kosovë
Kosova për dt. 01 Dhjetor 2023 do të ketë vranësira reshje shiu lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C – 11°C në mëngjes deri në 13°C – 17°C gradë Celsius në mesditë.
E Shtunë, 02 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira dhe reshje lokale në veri në veri. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7-8 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/17°C
– Zonat e ulëta 13/22°C
– Zonat bregdetare 15/23°C