Shkaku i vdekjes së suedezit që jetonte në Shqipëri, sipas përfundimeve të Ekspertizës Mjeko-Ligjore ka qenë politrauma. Pas ekpsertizës rezulton se menaxheri i Regency Casino ka pësuar 4 dëmtime të cilat i kanë shkaktuar hemoragji dhe më pas i kanë marrë jetën.
Bucklund u gjet dy ditë më parë i vdekur poshtë banesës së tij. Ai ishte hedhur nga kati i tretë dhe ka pësuar dëmtime kur është përplasur me tokën.