Stiljan Pasho, kryekomisari të policisë së kufirit në Korçë, i cili akuzohet se ka lejuar kalimin e Lorenco Likës me 26 kg kanabis të fshehura në bagazhin e makinës që drejtonte.
Ka qenë vetë Stiljan Pasho ai i cili ka hipur në makinën tip “Passat” që drejtohej nga Lorenco Lika dhe ka kaluar kufirin bashkë me të për t’u siguruar mbi kalimin e drogës. Pasho ka qenë pasagjer në automjet dhe sapo është siguruar për kalimin e drogës është kthyer sërish mbrapsht.
Ndërsa efektivët e policisë të Drejtorisë së Kufirit Korçë, kanë deklaruar se Stiljan Pasho u bënte presion për të mos kontrolluar mjetin që transportonte drogë. Burime për Report Tv pranë AMP bëjnë me dije se në disa raste ky punonjës policie ka lëvizur edhe 1 vit më parë në mjet me Lorenco Likën, dhe një person tjetër, fakt i provuar edhe nga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë.
Për lajmin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili nëpërmjet një reagimi përgëzon Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për punën e bërë me reagimin e kryekomisarit. Ai shprehet me tej se me drejtuesin e ri të AMP-së shpreson se do të forohet bashkëpunimi me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese. /m.j