Qytetarët e bashkisë së Kurbinit do të kenë mundësi të marrin shërbime në bashkinë e rindërtuar.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Bashkia e re e Kurbinit, e cila u rindërtua mbi rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Kreu i qeverisë theksoi se tashmë shërbimet ndaj qytetarëve do të kryhen në këtë Bashki të rindërtuar.