Policia e Beratit ka nisur procedimin penal për një nënë 24-vjeçare, e cila akuzohet se ka braktisur foshnjën e saj 2 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por vetëm tani ka nisur procedimi. F.R. 24-vjeçare është larguar nga banesa e saj më datë 8 mars të këtij viti, duke lënë foshnjën brenda.
Ka qenë babai ai që kur është kthyer në shtëpi ka gjetur foshnjën të vetme. Ai ka kallëzuar të shoqen në Polici, pasi la foshnjën vetëm për orë të tëra.
Mirëpo, nëna nuk është kthyer më. Babai ka dëshmuar në Polici se ajo kohët e fundit nuk sillej mirë me të dhe se nuk kujdesej as për foshnjën.