Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, në stadium u shfaq një banderolë me shprehjen “Zoti është shqiptar”, e thënë nga tifozi Ballist Morina.
Kjo deklaratë që mori shumë vëmendje dhe reagime të shumta, u sqarua për “Ftesë në 5” nga vetë Morina.
Tifozi tha se qëllimi i kësaj banderole nuk është negativ dhe se e kanë keqkuptuar. Një temë që u bë diskutim në rrjete sociale apo emisione nga komentues të ndryshëm por edhe futbollistë, duke e quajtur si veprim të tepruar.
“Supertifozi” i Kombëtares tregoi se cfare i thane prinderit e tij në kontaktin e parë pasi kishte ngritur dronin në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.
“Edhe nëse s’do dalë i gjallë ia kam fal Shqiptarisë”, Ballist Morina tregon reagimin e prindërve pas ngjarjes në Beograd
Ballist Morina, tifozi që bëri krenar shqiptarët, i ftuar në “Ftesë në 5”, tregoi se çfarë i tha nëna e tij pasi ngriti flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe’, në mes të Beogradit.
“Supertifozi” i Kombëtares tregoi se çfarë i thanë prindërit e tij në kontaktin e parë pasi kishte ngritur dronin në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Morina tha se mamaja e tij u shqetësua shumë për të, nëse do të dilte i gjallë nga Serbia, ndërsa babai ishte më i qetë.
Emocionuese është ajo që babai i tij i ka thënë gruas së tij.
“Plaku, që iu preftë shpirti në paqe, kishte thënë: ‘Edhe nëse s’do dali gjallë ia kam fal Shqiptarisë’. Nëna nuk është shumë e interesuar nga aspekti kombëtar dhe i intereson më shumë djali i saj. Plaku është i interesuar nga pjesa tjetër, jo që nuk më do, se kam pas një marrëdhënie të. Gjëja e parë që mka thënë nëna është konflikti që ka pas me burrin e vet, me babin tim”, tregon Ballist Morina./m.j