Në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Lulzim Basha bashkë me Enkelejd Alibeajn dhe anëtarë të Kryesisë bënë homazhe në Boletin, në kullën e Isa Boletinit në nderim të luftëtarëve të Kosovës që mbështetën Ismail Qemalin.
Kreun e PDK Nard Ndoka bëri një koment për këtë vizitë të Bashës.
“Basha nuk bën asnjëlloj lajmi. Tani po e marr vesh se paska qenë në Kosovë. Shpresoj të ketë shkuar për të luajtur me topa bore me gocat e veta. Nuk përcjell asnjë mesazh. Nuk e di pse e shpenzon kohën për të dhënë mesazhe politike. Ndoshta e ka ngatërruar, ka menduar se është shpallja e pavarësisë së Kosovës.”
Prej vitesh tashmë politika e feston e ndarë Çlirimin e Shqipërisë pasi e djathta feston 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën. Për Ndokën këto janë kacafytje kot.
“Partizanët tonë duhet të bënin një betejë më të madhe. Gjermania iku u largua vetë jo nga ne, kjo pastaj e zhvlerëson dhe pjesën e luftës tonë. Partizanët kanë dalë në mal dhe kanë vra edhe vëllezërit e tyre. Problemi është se ne e lidhim me çlirimin e Serbisë. Edhe këtu e deshti politika një kacafytje kot.”/m.j
Sido qe te jete basha me i zgjuar e i kulturuar se ti eshte,ti je i pa gdhendur funde e maje,o ndoke