Ministria e Jashtme serbe ka uruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar për 111-vjetorin e Pavarësisë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ministria serbe shkruan gjithashtu se pret që të forcojë më tej marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe dialogun e ngushtë.
Postimi i plotë:
Urimet tona më të sinqerta për kolegët tanë në Shqipëri dhe popullit shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ne mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe dialogun e ngushtë.
Our most sincere felicitations to our colleagues at @AlbanianDiplo and to the people of #Albania on the occasion of their #IndependenceDay.
We look forward to further enhancing our friendly relations and close dialogue. ???????????????????? pic.twitter.com/U0muKDRjek
— MFA Serbia ???????? (@MFASerbia) November 28, 2023
Sot Shqipëria dhe populli shqiptar brenda dhe jashtë kufijve festojnë 111-vjetorin e Ditës së Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur./m.j