Eksperti i IT, Tom Kallanxhi tregoi në një intervistë për Euronews Albania se kënga me e kërkuar patriotike në Google është kënga “Mora fjalë” interpretuar nga Shkurte Fejza.
Ai tha se kjo këngë kërkohet me 40%. 34% e popullsisë kërkojnë këngën e Elvana Gjatës “Kuq e zi je ti”, ndërkohë që “Xhamadani vija vija është në vendin e tretë me 26%.
Sot mbushen 111 vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912.
Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.
Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës./m.j