Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
Bylykbashi u shpreh se situata me rendin kushtetues është dramatike, ndërsa shtoi se kryeministri Rama ka brutalizuar Kushtetutën.
Deputeti demokrat u shpreh se opozita nuk mori sot pjesë në seancën e veçantë në Parlament në kuadër të 25-vjetorit të Kushtetutës pasi e konsideron këtë si “farsë”.
“Situata me rendin kushtetues është dramatike. Vërtetë është një 25-vjetor, por duhet parë në mënyrë kritike. Kushtetuta për shkak edhe të ndryshimeve që ka pësuar që kanë qenë jo të balancuara, mënyra se si Rama ka brutalizuar Kushtetutën vitet e fundit ka bërë që kjo e fundit të jetë gjithnjë e më pak relevante për qeverisjen e shqiptarëve.
Nëse ajo duhet të jetë baza për funksionimin e shtetit, ne e dimë që nuk është kështu më. Kryeministri e ka kthyer qeverisjen në qeverisje kryeministrore, parlamenti nuk është më përfaqësues i vullnetit të sovranit.
Tashmë gjithnjë e më shumë qeveria po preferon të ecë me akte normative duke bërë marrëveshje si ajo e emigrantëve që fillimisht u tha që nuk do vinte në parlament. Nuk mund të ishim farsë në një proces të tillë.
Rama nuk i mohon dot të drejtat kushtetuese të opozitës siç janë komisionet hetimore. Ndërkombëtarët u shprehën po ashtu se komisionet janë mjet kontrollues i opozitës dhe i duhen garantuar opozitës. Të gjitha çështjet që ne kërkojmë të hetohen janë me interes publik pasi hetojnë abuzimin me fondet publike të shqiptarëve”, tha ai mes të tjerash.
/f.s
Bylyk, per aq kohe sa ne Kuvend ka te shitur, bandit e horra si puna e juaj, vullneti i sovranit eshte i deformuar. Kur te harrohet jo vetem fytyra por edhe emri juaj, atehere ky vend do shpetoje.
Po ti Bylykbash perfaqson sovranin ? Sa vota more ne zgjedhje ,pastas flit se ky parlament nuk perfaqson sovranin !.Mazhoranca Mori 250 Mike vita me te per se kualicioni nuk dhe jo PD nuk perfaqson shumicen e shqiptareve . Lodheni kot se populli ju ka dhan pazarin me kohe