Hapet konkursi për gradat drejtuese në policinë e shtetit. Shpallen 52 vende të lira për drejtues e drejtues i parë, si dhe 500 funksione bosh për kryekomisar e komisar.
Me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku në policinë e shtetit është hapur konkursi për gradat drejtues i parë, drejtues, kryekomisar e komisar.
Aplikimet duhet të përfundojnë deri më 17 dhjetor kur do të seleksionohen edhe kandidatët të cilët plotësojnë kriteret.
Më pas kandidatët do t’i nënshtrohen vlerësimit me shkrim dhe gojë ndërsa në vendimin final përllogaritet dhe performanca në detyrë e aspekti administrativ.
Numri i funksioneve të lira për konkurrim sipas gradave policore:
Drejtues i parë – 12 funksione
Drejtues – 40 funksione
Kryekomisar – 200 funksione
Komisar – 320 funksione
Procesi i konkursit për gradat në policinë e shtetit vjen në një kohë kur në radhët e uniformave blu ka nisur e ashtuquajtura “ fushatë e vetëpastrimit” ndërsa efektivë me detyra të rëndësishme kanë dalë të përfshirë në veprimtari të paligjshme pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC nga autoritetet franceze.
/a.d