Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirale Karabina ka reaguar ndaj akuzave që Sali Berisha bëri ndaj Lulzim Bashës, sot nga qyteti i Lezhës.
Ajo shprehet se arsyeja se Berisha vazhdon me akuzat është frika e tij.
“Berisha ka frikë! Në turin e tij kundër drejtësisë Sali Berisha ka vijuar edhe sot me shpifjet dhe mashtrimet. Arsyeja pse Sali Berisha vazhdon me akuzat ordinere është frika e tij” thotë ajo.
Karabina më pas ka shtuar se Berisha i ka shndërruar demokratët në mburojë të halleve të tij, duke ngritur pyetjet:
-Pse e mohoi Erzen Breçanin?
– A e ka urdhëruar Erzen Breçanin të pergatisë logjistikën për të sulmuar PD- në më 8 janar?
– Pse i fshihet drejtësisë?
– A i ka kërcënuar prokurët e SPAK-ut dhe Gjygjëtarët?
Në fund ajo thekson se ish-kryeministri me shpifje dhe mashtrime vetëm zgjat ankthin e tij, por hallin nuk e zgjidh dot.
REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA
Berisha ka frikë!
Në turin e tij kundër drejtësisë Sali Berisha ka vijuar edhe sot me shpifjet dhe mashtrimet.
Arsyeja pse Sali Berisha vazhdon me akuzat ordinere është frika e tij.
Sot ai e di që nuk e shpëton dot as Edi Rama, pasi është i izoluar nga ndërkombëtarët dhe i kërkuar nga drejtësia.
Por, Sali Berisha bën mirë t’u tregojë demokratëve që i ka shndërruar
në mburojë të halleve të tij:
– Pse e mohoi Erzen Breçanin?
– A e ka urdhëruar Erzen Breçanin të pergatisë logjistikën për të sulmuar PD- në më 8 janar?
– Pse i fshihet drejtësisë?
– A i ka kërcënuar prokurët e SPAK-ut dhe Gjygjëtarët?
Me shpifje e mashtrine Sali Berisha vetëm zgjat ankthin e tij por hallin nuk e zgjidh dot!/m.j
Ne djall vafsh Sali Berisha. Nuk e le njehere zanatin e vjeter te komunistit shpif e shpifsh.