Një 9-vjeçar u mbajt në tunelet e Hamasit për 49 ditë dhe më pas u lirua me grupin e parë të shkëmbimit mes Izraelit dhe terroristëve.
Ohad Munder përqafoi sërish babanë e tij sot (25 Nëntor) në spitalin pediatrik Schneider në Petah Tikva.
Familja kërkuan që të publikohej video e takimit, ku shihet se Ohadi, është shumë i dobët i veshur me një bluze gri dhe me syze. Në video shihet teksa ai vrapon drejt babait, i cili e përqafon me lot në sy.
Ohad, i cili mbushi nëntë vjeç ndërsa ishte në Gaza, u lirua ditën e djeshme (24 Nëntor) së bashku me nënën e tij Keren Munder, 55 vjeç, dhe gjyshen Ruti Munder, 78 vjeç.
Ndërsa gjyshi i tij, Avraham Munder, ende po mbahet peng nga Hamasi./m.j
Ohad Munder, 9 hugs his father for the first time after being released from captivity in Gaza. (Video: Schneider children’s hospital). pic.twitter.com/RzMblVOAfx
— Bel Trew (@Beltrew) November 25, 2023