Barometri në Euronews Albania ka kryer matje sa i përket deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në gjetjet e fundit sa i përket deklaratës së ish-kryeministrit se; “Akuzat e SPAK ndaj meje dhe familjarëve të mi, janë pa asnjë bazë dhe të dirigjuara politikisht nga Edi Rama”, 59.7% e qytetarëve janë shprehur jo dakord dhe aspak dakord me ish-kryeministrin.
23.6% e të anketuarve janë shprehur se janë plotësisht dakord dhe dakord me ish-kryeministrin ndërsa 14.4% e tyre janë neutral. Vetëm 2.2% e qytetarëve nuk janë përgjigjur sa i përket kësaj deklarate.
Për shprehjen e ish-kryeministrit se: “Brenda SPAK ka prokurorë që punojnë mirë, por edhe të tjerë që bashkëpunojnë me krimin dhe janë të kompromentuar “, 46.2 përqind janë dakord ndërsa 30.7 përqind nuk janë dakord./m.j
Pra me shume se 40% e shqiptareve ose perkrahin mos’shkuarjen e Doktorit ne SPAK, ose nuk kane mendim. C’eshte ky sondazh qesharak dhe i porositur, pasi kjo shifer nuk mund te jete kurre me shume se 20%. Megjithese kush media e organizon sondazhin kete rezultat do kishte.