Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka reaguar me hidhërim të thellë për ndarjen nga jetë të aktorit Zef Deda.
Me anë të një videomesazhi, Luca e etiketon Zef Dedën një njeri të madh, që me një kontributin e tij solli gëzim në kohë të vështira.
“Në mes të këtyre njerëzve të mëdhenj që shumë prej tyre sot ne nuk i kemi midis nesh por na shohin nga qielli sigurisht dhe këtyre figurave të mëdhaja të artit dhe kinematografisë tonë, sot fatkeqësisht i shtohet edhe një nga gjigantët e skenës, një nga gjigantët e humorit që në atë kohë ne mezi prisnim që të shikonim skeçet e tij, ta shikonim atë njeri në skenë, që të na jepte sadopak gëzim sepse shpirtin tonë në atë kohë me të thënë të drejtën e gëzonin shumë pak gjëra.
Zef Deda tu prehtë shpirti në paqe dhe atje po të presin shumë nga miqtë e tu . Ke ikur shumë i ri por i ke munguar të gjithë atyre njerëzve që me të thënë të drejtën kanë kaluar jetën, e kanë ndarë gëzimin, fukarallikun dhe shpirtin me ty. Tu prehtë shpirti në paqe Zef”, thotë Gjergj Luca.