Kreu i FRD-së, Sali Shehu, ka folur lidhur me mbledhjen e partive të vogla opozitare, të cilat propozuan krijimin e një konfederate të opozitës, për të bërë të mundur rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Përmes një lidhjeje në Euronews Albania, Shehu tha se ata presin që çdo faktor opozitar të bëhet pjesë e kësaj federate.
Po ashtu ai u shpreh optimist për një bashkim apo ulje në tryezë të Berishës dhe Bashës, duke përmendur rastin e përplasjeve të forta Nano-Berisha, që sipas tij, përfunduan me uljen në tryezën e bisedimeve.
“Ne presim çdo faktor opozitar që të jetë pjesë e kësaj federate. Kjo federatë ka lidhje me filozofinë e opozitës për të qenë të bashkuar. Mua përvoja politike e këtyre viteve në Shqipëri më jep të drejtë që të flasë për ty dhe publikun se marrëdhëniet pozitë opozitë në Shqipëri kanë kaluar acarime dramatike, por në fund tryeza i ka zgjidhur.
Armiqësia mes Berishës dhe Nanos në kohën e qeverisjes së Nanos ka qenë e pashërueshme. Në fund u mblodhën të dy bashkë, dolën në studio dhe thanë që çdo gjë e kemi patur politike”, është shprehur Shehu./m.j