I pyetur nga gazetaret lidhur me instrumentet që qeveria ka në dorë që SPAK të marrë në hetim vrasjet e 21 janarit, kryeministri Edi Rama u përgjigj se e vetmja gjë që mund të bëjë është të ketë durim.
Ai tha se qeveria nuk ka asnjë instrument për të ndikuar SPAK dhe shtoi se durimi është i vetmi instrument që mund të përdorë në këto raste.
“Në kujtesën time, kur ka ndodhur tragjedia e 21 janarit, unë i kam pasur flokët përgjithësisht të zeza, tani i kam plotësisht të bardha siç edhe i shihni. Kam pasur edhe më shumë flokë nga ç’kam sot.
Një nga të mirat e kësaj të keqje të pashmangshme është që kam mësuar diçka që as e ndjera nëna ime nuk e imagjinonte se unë mund ta mësoja ndonjëherë, që është durimi.
Ashtu siç ne nuk shoh të kemi ndonjë instrument që të ndalojmë njerëzit të çmenden kur kapërcejnë pragun e Kuvendit dhe ndezin flakadanë, nuk kemi asnjë instrument që të ndikojmë SPAK-un për të hapur këtë çështje. I vetmi instrument në këto raste, është durimi”- tha Rama./m.j