Sali Berisha, ka deklaruar mbrëmë se në hetim është future edhe e bija e tij Argita, pasi nuk ka deklaruar në ILKDP dividentin e të shoqit.
“Sepse Argita Malltezi, po të lexosh dosjen është vetë e akuzuar. Thuhet se Argita Malltezi nuk ka deklaruar në ILDKP dividentin e të shoqit. Por Argita Malltezi që ka deklaruar pasurinë e vetë, dy vite para se të futej ligji për ta deklaruar, ka pyetur dhe ka thënë kryetari i ILDKP-së se për të ardhurat e burrit nuk të takon t’i deklarosh”, tha Berisha.
Por kjo është një gënjeshtër e trashë, e që nuk ka asnjë lidhje me realitetin e aktual. Pasi sipas Kodit Civil, pasuritë në një martesë që është ligjore, janë të gjitha të përbashkëta.
Nëse bën një deklarim do të duhet të tregosh çdo kacidhe të të gjithë personave që janë në trungun familjar.
SPAK nuk ka nevojë as për urdhër e as për shkresë për një hetim në këtë çështje, pasi është e shkruar në ligj.
/f.s