Qendra me presion të ulët atmosferik vijon të ushtrojë aktivitetin e saj duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.
E Premte, 24 Nëntor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në veriperëndim dhe jug perëndim. Më pak reshje zona lindore. Era do të fryjë me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 0,5-1,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 7/15°C
– Zonat e ulëta 12 /18°C
– Zonat bregdetare 14/20°C
Kosovë
Kosova për dt. 24 Nëntor 2023 do të ketë vranësira reshje të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2°C – 8°C në mëngjes deri në 9°C – 11°C gradë Celsius në mesditë.
E Shtunë, 25 Nëntor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me reshje bore intesive në verilindje dhe juglindje deri në lartësitë e ulëta 400 m në nivel deti. Reshje shiu në perëndim. Era do të fryjë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -1/10°C
– Zonat e ulëta 3/16°C
– Zonat bregdetare 7/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari