Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se kanë nisur diskutim me Interpolin për të ndërtuar bashkë me një program të veçantë për deportimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht nga Shqipëria.
I ftuar në emisionin “Opinion”, ministri Balla ka shpjeguar me detaje se si mund të kryhet procesi i deportimit të personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Taulant Balla: Operacioni “Sundimi i ligjit” është ideuar për të ndjekur të gjithë personat në kërkim dhe mos harroni që në Tiranë kemi mbi 1 mijë persona në kërkim dhe për këtë qëllim kemi iniciuar këtë operacion kombëtar që do të zgjasë. Janë 70 persona që janë gjetur dhe arrestuar dhe ndërkohë që gjëja që na vjen si konkluzion i parë është që pjesa e tyre më e madhe nuk janë në Shqipëri. Personat me rrezikshmëri më të lartë dhe ata që janë të dokumentuar me vendime të gjykatave, një numër i caktuar gjendet në Dubai, një numër në vende të ndryshëm të Europës fshihen me emra të tjerë. Rasti “Bajri” ishte se atje përdore dokumentat të rremë dhe falë punës me Policinë Franceze dhe me një bashkëpunim të ri me Interpolin.
Blendi Fevziu: Ju a keni folur për ekstradimin për ato që ndodhen në Dubai?
Taulant Balla: Dubai për mua është një sfidë në kuptimin e pandëshkueshmërisë. Kam pasur një bisedë, në Tiranë dhe Lion me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit. Do të jem brenda fundit të muajit Janar për t’u takuar me autoritetet më të larta të Emirateve për këtë çështje. Ka edhe instrumenta që mund të përdoren që përfshijnë deportimin. Kjo është një fushë e vështirë për t’u negociuar, por jo e pamundur. E kemi një listë të personave që rrijnë në Dubai. Prej kohësh ka pas përpjekje nga institucionet shqiptare sepse procesi i esktradimit ndjek një rrugë tjetër. Prandaj dhe unë fola për një rrugë tjetër. Ajo që na duhet na është që kultura e pandëshkueshmërisë. As mua dhe as drejtorin e përgjithshëm nuk duhet të na zërë vendi derisa t’i sjellim para drejtësisë.
Blendi Fevziu: Ku është ndryshimi mes ekstradimit dhe deportimit?
Taulant Balla: Po mundohem të vendos në pah urën dhe ai është Interpoli dhe për këtë qëllim kemi filluar me Interpolin diskutim për të ndërtuar bashkë me to një program të veçantë për deportimin e këtyre personave. Mjafton që Interpol Dubai të ndalojë njërin nga këta persona dhe këtë person ta çojë drejt aeroportit të Dubait, ta depërtojë përtej kufirit, pra kontrollit të pasaportave dhe nga ai moment, ai person mund të merret nga ne dhe sillet në Shqipëri.
/a.r