Dy ndër reperat më të njohur të muzikës shqiptare, prej vitesh nuk janë përballur me njëri-tjetrin, madje sa herë janë pyetur edhe nëpër programet televizive përpiqen të tregojnë se janë “indiferentë” për punën e kolegut të tyre. Pas një sherri të hershëm në parë në aeroportin e Zyrihut, Noizy dhe Getoar Selimi punojnë të ndarë, por nuk hezitojnë të “thumbojnë” nga distanca. Të njëjtën gjë ka bërë “mbreti i OTR”, siç quhet tashmë prej vitesh, Noizy, i cili ishte i ftuar në programin “Oktapod” mbrëmjen e djeshme përballë Turjan Hyskës.
Pasi ka folur për një projekt të madh që do të vijë muajin e ardhshëm, Noizy është ngacmuar edhe për kolëgët e tij repistë. Pas ngacmimeve të Turit për Babastarsa-t, grupin në të cilin bën pjesë edhe Getoari, Noizy ka thënë: “Nuk i njoh Babastars” – duke injoruar në këtë mënyrë edhe liderin e tyre, për të cilin thotë: “Getoari kush është, ai që fitoi Eurovizionin?” duke aluduar me ironi për Konçitën, këngëtaren transeksaule që fitoi festivalin europian dy vjet më parë.
Gjatë intervistës, Noizy ka zbuluar edhe se me këngëtarin Ledri Vula, po ashtu anëtar i Babastars, është pajtuar.
Noizy pranoi se po e zhvillon industrinë e muzikës dhe me të ardhurat që përfiton, mund të krahasohet me biznesmenët më të mëdhenj shqiptarë. Reperi pranon se të ardhurat nga çdo koncert i arrijnë deri në 15 mijë euro.