Nga Shkupi po mbahet takimi i liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s në rajon me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, kryeministri Edi Rama vuri në fokus të fjalës së tij Kosovën.
Kreu i qeverisë bëri të ditur se Jens Stoltenberg priti me interes propozimin e tij për një format të një samiti të NATO-s me vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit të kenë edhe vendet jo anëtare në rajon. Pra edhe Kosova.
Duke folur në një konferencë me këtë të fundit, Rama tha:
“Duhet me çdo kusht të mos përsëritet. Për këtë arsye theksova edhe sot në takim domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe për të garantuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, i cili faktikisht është jashtë kontrollit dhe i cili është në shërbim të aktiviteteve ilegale të trafikut të armëve, të drogës, aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen sic e dimë të gjithë edhe me aktivitetin politik me sfond ultra nacionalist që shkakton devijime të rënda si ai i Banjskës, ku humbi jetën një punonjës i policisë së Kosovës dhe ku qartësisht doli në pah rrezikshmëria e lartë për destabilizim dhe përshkallëzim të një konfliktit që ka vetëm një vend për t’u trajtuar në tryezën e dialogut të ndërmjetësuar në BE mes Kosovës dhe Serbisë” – deklaroi kryeministri i Shqipërisë.