Ministria e Drejtësisë i ka dërguar ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dosjen e Dritan Rexhepit për t’u dërguar më pas në drejtim të ministrisë së Drejtësisë turke me kërkesë ekstradimin e “mbretit të kokainës” i cilu u arrestua më 8 nëntor në Stamboll.
Njoftimi i ministrisë së Drejtësisë:
Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se ditën e sotme, më datë 22.11.2023, ka përcjellë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’u dërguar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit, Dritan Rexhepi! Dosja e tij, me kërkesën për ekstradimin e shtetasit Dritan Rexhepi, është nisur në bazë të kërkesave të paraqitura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë datë, 16.11.2023 dhe 17.11 2023.
/a.r