Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, i ftuar në “Real Story” foli gjatë për shëndetin e ekonomisë shqiptare, por dhe planet kryesore të qeverisë për vitin e ardhshëm.
Gjatë diskutimit në studio, ministri shpjegoi përmes grafikëve nivelin e uljes së papunësisë dhe planit të qeverisë për rritjen e mëtejshme të pagave dhe pensioneve, por njëkohësisht për masat që janë marrë për uljen e borxhit publik nën nivelin 60%.
Ai theksoi se Shqipëria në krahasim me vendet e rajonit ka qenë më e moderuar sa i përket rritjes së inflacionit. Mete tregoi se vendimi për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike ka ndikuar në nivele të maturuara, duke e ruajtur shkallën e inflacionit.
“Ne kemi qëndruar më të moderuar sa i përket inflacionit në pikun e vet dhe jemi ulur relativisht shpejt, duke arritur në tetor në 3.8% ku trageti i synuar nga politika monetare e Bankës së Shqipërisë për vitin e ardhshëm është 3%, pra po i afrohemi targetit. Kjo pasi kemi arritur të mbajmë çmimet e energjisë pa i ndryshuar. Një nga komponentët që ka shërbyer në inflacion kanë qenë çmimet e energjisë. Kemi kaluar periudha jo shumë të lehta. Jetojmë në një botë të prirur ndaj goditjeve. Fakti që ne cilësohemi si një nga ekonomitë rezistente, që i kemi përballuar tri goditje të njëpasnjëshme dhe përsëri jemi kthyer thuajse në target të inflacionit dhe me një rritje që do jetë 4%, e projektuar në afatmesëm, tregon se jemi në një moment pozitiv”, tha ai.
Ai foli edhe për investimet e huaja direkte. Ministri i Financave u shpreh se vitin e kaluar ky nivel investimesh ka arritur në vlerën e 1, 37 miliardë euro, ndërsa ky trend për këtë vit shtoi ministri do shkojë në nivel rritës. Gazetari Sokol Bala e pyeti ministrin, nëse Shqipëria po shkon drejt një modeli të ri ekonomik, për këtë Mete dha këtë përgjigje:
“Investimet e huaja direkte vjet kanë kapur një rekord, prej 1.37 miliardë euro dhe pritshmëria është që këtë vit do jetë mbi atë nivel. Remitancat që do vazhdojnë të ngelen si burim të hyrash në ekonomi, për shkak të faktit se ne jemi vend me një Diasporë domethënëse. Ne raport me popullsinë, jemi një ndër vendet me numër më të lartë në botë. Kemi rritje domethënëse të turizmit dhe kjo është e prekshme. Krahasimisht me rajonin, pesha e turizmit në PBB ka pësuar rritje domethënëse që do të thotë disa sektorë, që po ravizohen si shtysa kryesore e rritjes, kombinuar kjo me sektorë si energjia, bujqësia, shërbimet që lidhen me turizmi, digjitalizimin dhe të gjitha këto, në ndërveprimin dhe në integrimin në BE. Në vija të përgjithshme ky është modeli drejt të cilit ne po ecim. Po ecim drejt tregut të BE, drejt standardeve të BE, me disa sektorë, që janë motorë kryesorë të ekonomisë”, tha ai.
Gjithsesi, pavarësisht sfidave që po kalojnë shumë vende të botës, ministri Mete tha se financat publike të Shqipërisë janë të qëndrueshme.
“Borxhi publik do të shkoje nën 60%, pas 11 vitesh. Ne konsiderohemi një vend me financa publike të qëndrueshme. Për çdo lekë borxh që në shtojmë në stokun e borxhit e investojmë ndjeshëm më shumë. Edhe pse po ulim borxhin, ne kemi rritje të ndjeshme të investimeve publike dhe kjo tregon shëndetshmërinë e buxheti. Ka një kufi, që është 5% i GDP, që të shkojë në investimet publike, në shpenzime kapitale dhe ne e ruajmë atë në 5.3% dhe njëkohësisht po ulim borxhin”, tha ai.
70% te ketyre qe thote ministri jane grnjeshtra.borxhi i Shqiperise thote ministri eshte 60% epo atehere o minister pre para me makineri paraja leter eshte dhe beje borxhin 0%.kur Shqiperine e kane katandisur Amerikanet pa ushtri pa fabrika pa bujqesi patjeter qe kapitalizmi nuk mund te funksjonoje sic funksjonon ne shtete si Gjermania dhe Anglia prandaj Shqiperia ka kaq shum emigracion dhe ky emigracion ben qe populli Shqiptare te jete i pa kontrollushem nga shteti Shqiptare sepse kane 2 a 3 pashaporta te huaja dhe pasuri ne 2 ose 3 shtete keshtu qe cfare do ligj te nxjeri shteti Shqiptare nuk ka asnje efekt mbi popullin,qe thote ministri ekonomia Shqiptare do ritet me 4% por edhe sikur -100000% te jet ekonpmia Shqiptare ska asnje efekt ndaj populli sepse gjysma e Shqiperise ka pasuri jashte shtetit keshgu we kapitalizmi ne Shqiperi nuk mund te funksjonoje.per 10 vjet ne Shqiperi nuk do kete te varfer puntore ne Shqiperi do jetojne vetdm te pasur ministri te beje gati projektin se si te vijne puntore nga italia dhe Gjermania ne Shqiperi se atje ka shum te varfer